Pato përfundon sezonin

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato ka përfunduar sezonin pas dëmtimit që pësoi në humbjen 3-1 nga Barcelona të martën.
Ylli brazilian sapo ishte rikuperuar nga një dëmtim, por pësoi një të ri pas vetëm 13 minutave të aktivizimit në Nou Camp. “Sezoni i tij ka përfunduar”, deklaroi doktori i Milanit, Jean Pierre Meersseman për Gazzetta dello Sport.
“Duhet të fillojmë sërish pas shërimit”, u shpreh ai. Pato, i cili ishte shumë pranë transferimit në Paris Saint-Germain gjatë janarit, ka pësuar 14 lëndime muskulore nga fillimi i vitit 2010.