E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i ri i Whitney Huston, në vjeshtë

Në vjeshtë pritet të dalë nëpër kinema filmi i fundit i divës së muzikës soul, Whitney Huston. Këngëtarja e njohur, që ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare në shkurt të këtij viti, do të interpretojë në filmin e titulluar ‘Sparkle’ nënën e tri vajzave që duan të ecin përpara në botën e muzikës.

Me këtë film, diva e muzikës botërore synonte të rifillonte edhe një herë karrierën e saj në fushën e kinematografisë, 20 vjet pas debutimit në filmin e famshëm “Truproja”. Filmi “Sparkle”, traileri i të cilit është shfaqur këto ditë, është një muzikal i ngjashëm me filmin e xhiruar në vitin 1976, që mban të njëjtin titull, dhe tregon historinë e vërtetë të grupit muzikor femëror, ‘Supremes’, jashtëzakonisht popullor në vitet gjashtëdhjetë.

Xhirimet për filmin nisën në vjeshtë të vitit 2011 dhe për Whitney Houston, e cila ishte edhe producente e tij, presupozohej që të ishte një rikthim i madh pas 20 vjetësh, kur interpretoi në krah të Kevin Costner, te filmi “Truproja”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›