Chelsea ne ndjekje te Michael Owen

Merkato e heshtur ne Angli. Chelsea po punon pa shume buje me klubin e Newcastle per te marre ne janar sulmuesin Michael Owen. Kriza ekonomike ka tkurrur financat e bosit Roman Abramovich, i cili ka menduar te shese disa nga lojtaret e stolit per t’i ofruar 3-5 milione sterlina “Qymirxhinjve”.
Nderkohe, trajneri Felipe Scolari kerkon qe te gjeje nje zevendesues te denje per nje prej dyshes Drogba-Anelka, kur ata nuk do te jene te gatshem. Emri i pare i listes eshte braziliani i Seviljes Luis Fabiano, por kartoni i tij kushton 25 milione euro, nje shifer qe per momentin eshte e paarritshme.
Persa i perket Michael Owen, mjeket do sigurohen per gjendjen e tij te mire fizike, pasi vitet e fundit ai ka vuajtur shume nga demtimet qe ne njefare menyre kane shkaterruar edhe karrieren e tij. I interesuar per Owen eshte edhe Tottenham.