E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpool gjen pasardhesin e Romarios

Klubi i “Anfield Road” ka blere per 10 milione euro talentin 19 vjecar brazilian Keirrison de Souza Carneiro.

Goditje e Liverpool ne merkato. Klubi i “Anfield Road” ka blere per 10 milione euro talentin 19 vjecar brazilian Keirrison de Souza Carneiro. Lojtari ne fjale u ble nga Coritiba ku tifozet e kane cilesuar si pasardhesin e Romarios por edhe si nje sulmues i ngjashem me Ronaldon.

Ne radhet e klubit brazilian Keirrison ka shenuar 67 gola ne 101 ndeshje te luajtura. Ne dhjetor ai do te mbushe 20 vjec dhe Liverpool ka arritur te bleje 80 % te kartonit pas bisedimeve te gjata me agjentin. Talenti brazilian do mberrije ne Europe gjate muajit janar.

Pritet qe ne radhet e Liverpool ai te rritet profesionalisht si lojtar per te zene nje vend ne formacionin titullar sezonin e ardhshem. “The Reds” u desh te kalonin konkurrencen e Valencias dhe Barcelones per te marre sulmuesin 19 vjecar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›