Kampionat shahu për të verbrit

Drejtues të Shoqatës Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara konfirmuan se aktualisht janë duke u marrë të gjitha masat për organizimin e këtij kampionati.
Në këtë aktivitet zyrtar do të marrin pjesë rreth 60 shahistë, të cilët janë përzgjedhur nga fitues të kampionateve lokale në të gjithë vendin.
Sipas organizatorëve, pritet që të marrin pjesë ekipet e shahistëve të verbër nga Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Korça, Vlora, Berati, Fieri etj.
Ndërkaq, kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, është treguar i gatshëm të ofrojë gjithë ndihmën e mundshme të institucionit që drejton për organizimin e një kampionati të tillë, nëse nga shoqata përcaktohet përfundimisht qyteti i Elbasanit. Kandidatë të tjerë për zhvillimin e këtij aktiviteti të veçantë janë edhe Durrësi e Shkodra.