Vllaznia mat forcat në Lushnjë

Sot në kampionatin elitar do të luhen tri takime të tjera. Në objektivat për të qenë mes kryesueseve, Vllaznisë i duhet të masë forcat në Lushnjë; Shkumbini pret Apoloninë, për tri pikë që në letër duken të lehta.
Ndeshja do të shënojë edhe debutimin e teknikut serb të fierakëve, Esad Karishik. Në përballjen e fundit, Teuta pret Bylisin, që nuk humbet prej katër javësh.
Të dielën, Elbasani i shumë problemeve (bojkoti i tifozëve dhe vonesa e pagave janë dy më kryesorët) pret Tiranën, ndërkohë që Dinamo luan në fushën e saj me Flamurtarin.