Chelsea nuk e meriton Europa Leaguen

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas beson se Europa League humb prestigjin kur skuadrat që “dështuan” në Ligën e Kampionëve hyjnë automatikisht në garë.
Tottenham vazhdoi tutje pas fitores 3-1 ndaj Panathinaikosit dhe në rrethin e ardhshëm mund të takohet me skuadra e eliminuar nga Liga e Kampionëve si Benfica, Olympiacos ose Cluj. Por, Villas-Boas beson se këto skuadra por edhe ish ekipi i tij Chelsea nuk e meritojnë të shpërblehen me inkuadrim në Europa League.
“Mendoj se është shumë e padrejtë. Do të ishte më mirë që skuadrat e eliminuar nga faza e ardhshme të vijnë në Europa League e jo këto nga grupet”, deklaroi Villas-Boas.