E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tymoshenkon për presidente

Partia më e madhe opozitare e Ukrainës - Atdheu, ka shpallur ish-kryeministren, Yulia Tymoshenko, për kandidate në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Përfaqësuesi i ‘Atdheut’, Arseniy Yatsenyuk, ka deklaruar të premten në Kiev se, ai shpreson që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasbourg, do të marrë një “vendim të drejtë”, dhe do ta shfajësojë Tymoshenko’n para zgjedhjeve të vitit 2015.

Momentalisht, Tymoshenko vuan dënimin me shtatë vjet burg, të cilin në tetor të vitit të kaluar ia shqiptoi një gjykatë e Ukrainës, me arsyetimin se kishte keqpërdorur detyrën në kohën sa ishte kryeministre e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›