Chelsea ofron Benayounin për Modricin

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 15:01
Chelsea është e gatshme ta përfshijë mesfushorin Yossi Benayoun në transferimin e Luka Modricit nga Tottenham Hotspur. Blues kishin ofruar 25 dhe 30 milionë euro, por të dy ofertat ishin refuzuar nga rivalët e Londrës Veriore, të cilët janë të vendosur të rezistojnë sa të munden.
Mirëpo, sipas tabloidit ‘The Daily Mirror’, ideja e freskët e klubit nga Stamford Bridge ofron para plus lojtar, izraelitin Benayoun.
Benayoun nuk u vërejt shumë në Chelsea, që nga lëvizja e tij nga Liverpool, vitin që shkoi. 31 vjeçari Modric kërkohet me ngulm nga menaxheri i ri i Chelseas, Andre Villas-Boas.