Nje 7-vjecar te Reali madrilenet i lidhin kontrate

Në kohën që merkato e futbollit europian ka hyrë në fazën e tij me të nxehtë, Reali i Madridit i ka surprizuar të gjithë duke blerë një 7-vjeçar. Argjentinasi i vogël Leonel Angel Coira është bashkuar me klubin spanjoll, duke sfumuar lajmet e merkatos për disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.
Leonel, babai i të cilit është trajner i një skuadre të vogël është zbuluar nga skautët e Realit, ndërsa gjatë muajve të fundit edhe Atletiko e Madridit ka qenë e interesuar për të. Gjithsesi, babai i tij Miguelpreferoi Realin e Madridit me shpresën që Leonel një ditë të bëhet si idhulli i tij me të njëjtin emër Leonel Messi i cili u tranferua te Barcelona kur ishte në moshën 12-vjeçare.
Gjithsesi, Leonel Coira duhet të bëhet 16-vjeç për të luajtur si profesionist me Realin e Madridit, por deri atëherë duhet të kënaqet me fatin që do të stërvitet me një nga skuadrat që kanë bërë historinë në futbollin botëror. Edhe pse në një moshe numë të vogël, futbollisti 7-vjeçar ka një ëndërr.
"Dua të luaj me kom,bëtaren e Argjentinës dhe të fitoj një Kupë Bote. Po ashtu ëndërroj të luaj me Realin e Madridit”, ka thënë Leonel. Sipas mediave spanjolle Reali i Madridit don të kujdeset për rritjen sportive të Leonel, por ky i fundit nuk do të përfitojë para nga kontrata e tij e parë 1-vjeçare.
Nertan Prifti