E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG, 30 milionë për Gilardinon

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 15:41

Paris Saint-Germain e ka marrë me seriozitet interesimin për sulmuesin e Fiorentinës, Alberto Gilardino.

Klubi më i përforcuar në Ligue 1 ka bërë gati 30 milionë euro për sulmuesin italian, i cili do të ndahet me klubin Viola gjatë kësaj vere.

Ekipi francez, 29 vjeçarit ia ka ofruar një kontratë trevjeçare, me rrogën vjetore prej 5 milionë eurosh, shkruan goal.com.

Ish futbollisti i Parmës dhe Milanit kërkohet edhe nga Genoa e Valencia, por duket se PSG është e gatshëm ta ‘kap’ atë, pas fillimit dështues të sezonit.

Ndërkohë, drejtori Leonardo mund ta shesë Mevlut Erding, për t’i mbuluar shpenzimet për Gilardinon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›