E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohet nga puna trajneri i Kolumbise goditi nje grua

Trajneri i kombëtares së Kolombisë Hernan Dario Gomez ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Arsyeja e këtij vendimi nuk ka të bëjë me ecurinë e skuadrës së tij, e cila arriti deri në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, por ka lidhje me një femër, të cilën Gomez e goditi me grusht teksa ishte duke hyrë në një klub nate në Bogota.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës së kaluar, por u zbualua vetëm të henën e kësaj jave. I menjëhershëm ishte reagimi mediatik që kryqëzoi trajnerin, i cili në filli u mjaftua duke kërkuar falje publikisht, ndërsa vetëm të mërkurën dha dorëheqjen. Lajmi u konfirmua në fillim nga Federata Kolumbiane e Futbollit, ndërsa më pas edhe nga sponsorit e kombëtares që kanë dënuar sjelljen e Gomez si dhe e kanë cilësuar dorëheqjen e tij një akt të detyrueshëm moral.

Sipas dëshmitarëve, trajneri i përfaqëasueses kolumbiane ishte duke hyrë në një nga klubet me të njohur të Bogotas, kur gruaja nisi ta kritikonte për punën e tij me kombëtaren. Gomes reagoi duke e qëlluar gruan, ndërsa është dashur ndërhyrja e personave të sigurisë për t’i dhënë fund konfliktit. Por ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit 55-vjeçar, i cili ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në pankinën e saj.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›