E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuesi i ri i Interit, sulmuesi norvegjez

John Carrew është blerja më e re e Inter. Sulmuesi norvegjez ka mbërritur sot në Milano dhe pas vizitave mjekësore pritet të firmosë kontratën e re me klubin zikaltër.

Dyshja e merkatos Branca dhe Ausilio ka gjetur akordin që pas ndeshjes me Cluj-in duke parë edhe dëmtimin e rëndë të Diego Militos.

Për norvegjezin, ish sulmuesin e Aston Villas do të ketë një kontratë deri në fund të këtij sezoni me një rrogë prej 300 mijë eurosh plus bonuset, raporton "La Gazzetta dello Sport"./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›