E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, prioritet Premierliga

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 17:10

Menaxheri i ri i Chelseas Andre Villas-Boas ka bërë të ditur se triumfi në Premierliga është prioritet i skuadrës së tij.

Tashmë disa sezone, shumëkush beson se pronari i Chelseas Roman Abramovich nuk është i interesuar për titujt shtetëror dhe është i përqendruar në arritjen e triumfit kontinental.

Kjo ishte evidente në fund të sezonit të kaluar kur Abramovich shkarkoi menaxherin Carlo Ancelotti edhe pse një edicion më parë italiani kishte udhëhequr Chelsean drejt fitores në Premierligë dhe FA Cup.

Villas-Boas është emëruar menaxher i ri dhe pavarësisht mendimeve të opinionit se edhe atë e pret fati i njëjtë si Ancelottin nëse dështon të sjell trofeun e Ligës së Kampionëve, ai insiston se titulli në Premierligë është prioriteti i tij kryesor.

“Nuk do të jem i kënaqur nëse nuk fitojmë Premierligën. Do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të kthyer titullin. Titulli shtetëror është gjithmonë prioritet” tha ai për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›