Dënim me vdekje për “përbindëshin e Clevelandit”

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 14:00
Dënimin kapital me vdekje. Ky është vendimi që ka marrë një gjykatë në Shtetet e Bashkuara kundër Anthony Sowell, të njohur ndryshe si “përbindëshi i Clevelandit”.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e të paktën 11 personave. Viktimat e tij ishin të gjinisë femërore, nga 25 deri në 52 vjeç.
Autoritetet gjetën në shtëpinë dhe oborrin e shtëpisë së tij eshtrat e 11 trupave të pajetë.
Sipas policisë amerikane, Sowell pasi tërhiqte viktimat në shtëpinë e tij, i përdhunonte, e më pas i mbyste.