E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Bayern, mposhtet Dortmund

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 18:10

Bayern Munich mori pikët e para, të plota, në sezonin e ri në Bundesligë, pas fitores së mundimshme në udhëtim te Wolfsburgu, me rezultat 1-0.

Golin e fitores për gjigantin bavarez e realizoi mesfushori Gustavo, në minutën e 91-të.

Ekipi i trajnerit Jupp Heynckess regjistroi fitoren e parë në xhiron e dytë të Bundesligës duke u ngritur pas humbjes befasuese në shtëpi nga Borussia Moenchengladbach 0-1.

Kampioni Borussia Dortmund u mposht në udhëtim nga Hoffenheimi, me golin e mesfushorit Sejad Salihovic.

Schalke 04 po ashtu arriti fitoren e parë dhe atë e regjistroi me rezultat të thellë 5-1, kundër Kolnit.

Sulmuesi holandez, Klaas Jan Huntelaar realizoi het-trik. Hamburg dhe Hertha barazuan 2-2, ndërsa Hannover fitoi si mysafir i Nurnbergut, me rezultat 2-1.

Mainz është lider me pikë të plota, pas dy xhirove.

Ai mposhti Freiburgun 2-1 në udhëtim dhe ndan kreun e tabelës me Hannoverin, që janë dy skuadrat e vetme me fitore nga dy xhirot e para.

Të dielën, zhvillohen edhe dy takime, Kairserslauter-Augsburg dhe Bayer Leverkusen-Werder Bremen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›