E Diel, 1 Nëntor 2026

Shesin fëmijën për të paguar kredinë!

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 13:30

Një çift kroat nga Vishkova, që gjendet afër qytetit të Rjekës, ka nxjerrë në shpallje shitjen e vajzës së tyre 22 muajshe, shkaku i problemeve financiare rreth pagesës së një kredie të tërhequr me franga zvicerane.

Vajza që shitet quhet Franka, e lindur në tetor të vitit 2009, thuhet në shpallje, ku më tutje theksohet se është e dashur, e mençur dhe talente, shoqëruese dhe ndonjëherë fëmijë problematik, që ka preferenca ushqimet dhe gjumin.

Rritja e vlerës së valutës zvicerane ka bërë që kjo familje të mos mund të përballojë dhe të paguajë këstet e kredisë, që kishin marrë disa vite më parë për shtëpinë e tyre.

Në shpalljen e publikuar nënvizohet se vlera e shitjes së fëmijës është 164 mijë franga zvicerane, por ky çmim thuhet se nuk është fiks dhe se mund të ndryshojë. Përparësi i jepet të interesuarve nga Gjermania, vendet skandinave, Australia, Kanada, etj.

Një numër i madh i qytetarëve kroat po përballen me probleme financiare, për shkak të kredive të tërhequra me valutën zvicerane, tani kur kjo valutë, po shënon trendët e rritjes, duke arritur që të sfidojë edhe valutën evropiane Euro.

Çifti nga Rjeka bën të ditur se ka edhe një vajzë tjetër të moshës 4 vjeçare, për të cilën thuhet se ndoshta do ti sigurohet një jetë normale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›