Behrami, i lumtur me rikthimin

“Unë jam mjaft mirë, e falënderoj stafin mjekësor për punën e madhe që e ka bërë, për të bërë që unë të rikthehem në fushë”, deklaroi mesfushori kosovar për Violachannel.tv
Ai ndihet i zhgënjyer që Fiorentina barazoi me Genoan në fundjavë, duke i lëshuar dy pikë të rëndësishme, në luftën për mbijetesë.
Klubi Viola barazoi 2:2 me klubin nga Genova, edhe pse ishte në avantazh prej 2:1, të cilin megjithatë nuk arriti ta ruante deri në fund.
“Janë dy pikë të humbura. Kemi bërë një lojë të madhe dhe mund ta mbyllnim më herët. Jemi mjaft të zhgënjyer për rezultatin”, theksoi 27 vjeçari.
Përfaqësuesi zviceran kërkon nga shokët e tij që në ndeshjet e ardhshme të fitojnë pikë në vazhdimësi, për ta evituar më të keqen – rënien nga Serie A. Pas 29 xhirosh të zhvilluara në kampionatin italian të futbollit, Fiorentina gjendet në pozitën e 15-të me 33 pikë të tubuara.