Chelsea shet Alexin në QPR

QPR-ja ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mbrojtësit Alex në Loftus Road. Një ofertë e paraqitur javën e kaluar nga QPR-ja për brazilianin ishte refuzuar, por klubi duket se ka arritur pajtim me rivalin nga perëndimi i Londrës.
Ata, tani duhet të bindin 29-vjeçarin të bëhet përforcimi i parë i menaxherit Mark Hughes, pas spekulimeve se nuk dëshiron të qëndrojë në Angli.
Alex, së fundmi është kërkuar edhe nga PSG-ja dhe Juventus, kurse Chelsea pranoi kërkesën e tij për largim në nëntor të vitit të kaluar.