Futbolli e ka shitur shpirtin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se futbolli e ka shitur shpirtin e tij te kompanitë televizive, derisa kritikoi Premierligën për caktimin e “padrejtë” të orarit të ndeshjeve.
Të gjitha pesë ndeshjet e skuadrës londineze të caktuara gjatë janarit kanë ndërruar datat për t’iu përshtatur transmetimeve televizive.
“Ne e kemi shitur shpirtin tonë dhe tani më nuk i kontrollojmë ndeshjet tona. Kjo është e vërteta. Nuk është normale që televizionet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në orar”, deklaroi Wenger. Dy ndeshjet e para të Arsenalit më 2012, kundër Fulhamit dhe Leedsit janë zhvilluar të hënave.