E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesbah do të shkojë në Milan

Trajneri i Lecces, Serse Cosmi nuk ka ftuar mbrojtësin Djamel Mesbah për ndeshjen kundër Fiorentinës të dielën, “sepse ai do të shkojë në Milan”.

Cosmi ka bërë të ditur përmbylljen e suksesshme të bisedimeve mes klubeve, gjatë konferencës së tij për shtyp të shtunën.

“Mesbah nuk është në skuadër, sepse ai do të shkojë në Milan. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por transferimi do të realizohet në fillim të javës së ardhshme. Po ashtu, gruaja e tij pritet të lindë në çdo moment, andaj është më mirë për të që të jetë në shtëpi”, tha Cosmi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›