E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Cannavaros, në Indi

Ish-kapiteni i Kombëtares italiane në futboll, Fabio Cannavaro ka njoftuar për rikthimin e tij nga pensionimi. Qendërmbrojtësi i famshëm do të luajë në Premierligën indiane.

“Jam kthyer në fushë me Asociacionin e Futbollit të Indisë, West Bengal”, shkroi Cannavaro në profilin e tij në rrjetin social Twitter, vetëm gjashtë muaj pas pensionimit.

Në mesin e yjeve të tjerë që do të luajnë me të janë edhe Juan Pablo Sorin, Jay Jay Okocha, Robert Pires dhe Robbie Foëler. Gara do të fillojë më 25 shkurt dhe zgjat shtatë javë. Ajo do të përmbajë gjashtë ‘futbollistë ikona’ që do të ndahen në gjashtë ekipe që përfaqësojnë qytetet Kolkata, Haldia, Durgapur, Barast, Siliguri dhe Howrah.

Formati parasheh zhvillimin e ndeshjeve në shtëpi dhe mysafir mes gjashtë ekipeve. Katër skuadra do të kalojnë në gjysmëfinale që do të zhvillohet me dy ndeshje, kurse dy ekipet më të mira do të përballen në finale. Trajnerët kandidatë për të udhëhequr skuadrat janë: Peter Reid, John Barnes, Tony Adams, Samson Saisia, Marco Etcheverry, Colin Todd, Teitur Thodarson dhe Milos Rus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›