E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kean ka frikë të dalë në qytet

Menaxheri i Blackburn Roversit, Steve Kean i shmanget daljes në qytet për shkak të antipatisë së tij te tifozët e skuadrës.

Përkrahësit, të hidhëruar që ish-menaxheri Sam Allardyce ishte zëvendësuar nga pronari Venky më 2010, kanë protestuar vazhdimisht kundër Keanit dhe kanë bërë thirrje për shkarkimin e tij nga skuadra që rrezikon rënien nga Premierliga.

“Është vërtet për keqardhje”, tha Kean për të përditshmen britanike Daily Mail të shtunën. “Jetoj në zonë, por nuk shkoj në Blackburn, sepse nuk mundem. Kurrë nuk i dihet se me kë mund të takoheni”, shtoi ai.

Blackburn, kampion i Premierligës më 1995 është aktualisht në pozitën e fundit në tabelë, por skuadra ka përmirësuar paraqitjet e saj në javët e fundit e madje arriti fitore të befasishme ndaj Manchester Unitedit.

“Shpresoj që situata (me tifozët) të ndryshojë dhe kundër Stoke javën e kaluar kam ndjerë se gjërat janë përmirësuar. Tifozët ishin të shkëlqyeshëm, por jo ideal”, përfundoi Kean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›