E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krkiç huazohet në Liverpool?

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 18:45

Barcelona e vlerëson shumë lartë sulmuesin e ri Bojan Krkic.

40 milionë, sa kërkon klubi katalunas, nuk janë në gjendje t’i paguajnë klubet, kështu që opsioni më i mundshëm mbetet huazimi.

Uebfaqja Caughtoffside.com flet për një propozim të Liverpoolit, i cili e do sulmuesin spanjoll me origjinë serbe si huazim për një vit.

Me arritjen e David Villas, Krkic nuk po gjen hapësira tek ekipi i Pep Guardiolas, kështu që largimi i tij gjatë verës është i mundshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›