Pires mbetet në Aston Villa?

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 19:27
Robert Pires mund ta vazhdojë karrierën e tij në Aston Villa deri në qershor të vitit 2012.
37 vjeçari, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Arsenalit dhe Villarrealit, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga klubi i Premierligës.
“E dua këtë klub, më pëlqen ta jap kontributin tim këtu. Ndihem mirë dhe shpresoj që ta vazhdoj kontratën”, theksoi ish përfaqësuesi francez, i cili luan në pozitën e mesfushorit të krahut.
Pires ishte transferuar vitin e kaluar në klubin nga Birminghami.