E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsean mban yjet

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 11:36

Drejtori ekzekutiv i Chelseas, Ron Gourlay, ka mohuar largimin e ndonjërit prej futbollistëve kryesorë të ekipit gjatë këtij afati kalimtar të verës, por pranoi se disa të rinj mund të shkojnë si huazim.

Menaxheri i ri i Chelseas, Andre Villas-Boas, është duke finalizuar ekipin e tij për sezonin e ri, ndërsa ka pasur pak aktivitete të transferimeve në Stamford Bridge gjatë kësaj vere.

Futbollistë si Didier Drogba janë spekuluar me largim nga klubi, ndërsa Jeffrey Bruma dhe përforcimi i ri Thibaut Courtois janë në mesin e atyre që tashmë kanë shkuar si huazim.

Gourlay tha se nuk do të befasohet nëse ka interesim për futbollistët kryesorë të Chelseas, por ai në ditët e ardhshme planifikon të bisedojë me Villas-Boasin për të vendosur se cilët futbollistë duhet të fitojnë përvojë larg Chelseas.

“Çelësi është të kemi ekip të madh dhe të fuqishëm. Do të isha i dëshpëruar nëse klubet nuk interesohen për futbollistët tanë. Ne mund të largojmë një ose dy futbollistë për zhvillimin e tyre. E kam fjalën për huazime dhe nuk do të ketë shumë aktivitete përveç kësaj. Do të ulem për të biseduar me Andren dhe do të vlerësojmë gjendjen aktuale”, deklaroi Gourlay për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›