Chelseat i mungon efikasiteti

Menaxheri Andre Villas-Boas ka theksuar se Chelsea duhet të bëhet më efikase në mënyrë që të ndjek liderët e Premierligës.
Gjiganti londinez humbi një mundësi të mirë për të rikuperuar pikë ndaj skuadrave që gjenden mbi ta duke barazuar pa gola në Norwich ku Fernando Torres sërish nuk arriti të realizojë.
“Jemi në mesin e tre skuadrave që krijojnë më së tepërmi raste, por na mungon efikasiteti. Kjo është arsyeja që jemi këtu ku jemi tani në tabelë” tha Villas-Boas për Sportinglife.com.