E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre plumba për nënkryetarin e Trabzonsporit

Nënkryetari i Trabzonsporit, Nevzat Sakar është qëlluar në këmbë kurse policia është ende në kërkim të identifikimit të fajtorit, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e klubit turk, të dielën.

Zyrtari i lartë i Trabzonsporit u sulmua të dielën rreth orës 02:30 derisa ishte duke qëndruar jashtë shtëpisë së tij. Besohet se në drejtim të tij janë shtënë tre plumba, një prej të cilëve e qëlloi në këmbë.

Edhe pse i lënduar, Sakar është liruar nga spitali dhe është duke u rikuperuar në shtëpi. Të hënën, ai pritet të mbajë një konferencë për shtyp rreth incidentit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›