E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJENIU I USHTRIVE T ILIRVE

Trajan Deci perandor romak nga Iliria

Trajan Deci Gaius Messius Quintus Decius eshte nje nder perandoret romake me emer qe ka nxjerre Iliria dhe qe sundoi gjate viteve 249-251 te eres se re. Deci lindi rreth vitit 190 a dhe me pas 201 ne fshatin Budalia qe ndodhej prane Sirmit nje nga qytetet e lashte te Panonise se Ulet ne Ilirine Veriore qytet i ngritur ne breg te lumit Sava dege e lumit Danub. Sot qyteti i lashte perkon me qytetin Sremska Mitrovica Mitrovica e Sermit ne Republiken e Serbise. Vendlindja e tij percaktohet sakte edhe nga historiani dhe shkrimtari anglez Michael Grant i cili vdiq ne 2004-n autor i rreth 50 veprave mbi lashtesine greke dhe romake e ne pergjithesi mbi historine e Mesdheut antik. Deci ishte anetar i nje familjeje te shtreses se larte me origjine vendase ilire e cila zoteronte mjaft prona te cilat mund ti kishte perftuar edhe nga vendi qe zinte ati i tij ne rangjet e larta te ushtrise perandorake. Gruaja e tij Herenia Kupresenia Etruskila vinte nga nje familje fisnike me origjine etruske dhe gezonte emer si grua e zonja dhe e ditur. Deci ishte nga ato raste te rralla nga Iliria pas Maksiminit I Daza qe pasi u be senator dhe fitoi titullin e konsullit arriti te behej perandor i Perandorise Romake hapesirat e se ciles qe prej me se tre shekujsh shtriheshin nga ishujt e Britanise pothuajse ne te gjithe Europen pjesa nen Danubin ne gjithe Detin Mesdhe Afriken Veriore Azine e Vogel e deri ne Mesopotamine e larget. Ne vitet dhe shekujt e mepasshem e me sakte deri ne mbarim te shekullit VI pas Krishtit perandoret me origjine ilire ne Perandorine Romake dhe me pas ne ate Bizantine erdhen ne fron thuajse here pas here sa per meritat e tyre aq dhe nga mbeshtetja e ushtrive qe ata komandonin ku iliret zinin nje vend te rendesishem.

Para se te behej perandor Deci ishte guvernator i krahines Nearer Spain qe i perkiste Perandorise Romake dhe ku gezonte titullin Quintus Decius Valerinus por sundonte edhe Moezine e Ulet ne Ballkanin Qendror me titullin Gaius Messius Quintus Decius Valerianus. Kur ne vitin 248 te eres se re perandori romak Filipi pohoi se do te hiqte dore nga froni per shkak te kercenimeve qe i vinin nga disa kryengrites Deci qe gjate asaj kohe ishte prefekt qyteti e bindi ate se rebelet shume shpejt do te ndeshkoheshin parashikim i cili doli plotesisht i vertete. Me pas ai pranoi nje detyre te rendesishme ne dy krahinat veriore ilire ne ate te Moezise Myzise dhe te Panonise ku u perball dhe sprapsi sulmet e barbareve gotike si dhe rivendosi rregull dhe disipline ne ushtrine e tij. Pas nje beteje te zhvilluar ne Verona ne Italine Veriore mes forcave te tij dhe perandorit te paafte dhe apatik Filipi I ku ky i fundit u mund dhe gjeti vdekjen shtator i vitit 249 ashtu si dhe i biri i tij te cilin thuhet se e vrane ushtaret e vet Deci shkoi ne Rome ku u prit nga Senati i cili e shpalli ate publikisht perandor dhe e mbuloi me levdata per fitoret qe kishte arritur. Me kete rast Decit iu dha titulli i larte Trajan qe me pas u pasqyrua pothuajse ne te gjitha monedhat e shumta qe ai preu gjate sundimit te tij ndonese ky sundim nuk zgjati shume. Me kete Senati i Romes shpresonte se perandori Decius do te frymezohej nga shembulli i perandorit te famshem romak Trajani sundoi ne vitet 98-117 pas Kr. deshire qe e grishte dhe vet perandorin e ri. Pas kesaj Trajan Deci urdheroi prerjen e nje serie monedhash me te cilat bente te njohur prejardhjen e tij nga Iliria si dhe provincat qe ai zoteronte PANNONIAE GENIVS ILLVRICI por nxirrte ne pah edhe forcen dhe madheshtine e ushtrive te Ilirise qe drejtonte te cilat ne ate kohe perbenin bazen e trupave ushtarake te Perandorise Romake. Ne disa muze dhe arshiva prestigjioze te vendeve te Europes Perendimore ruhen edhe ne ditet e sotme mjaft monedha kryesisht prej ari por edhe prej bronzi te prera gjate sundimit te perandorit Trajan Deci ku ne mbi 15 syresh dhe ne variante te ndryshme lexohet titulli i larte qe perandori Trajan Deci mbante GENIVS EXERCITVS ILLVRICIANI - Gjeni i Ushtrive te Ilireve.

Vitin e pare te mbreterimit te tij ai iu kushtoi rendesi te vecante masave per te riorganizuar vendin dhe territoret e jashtme. Perandori vec te tjerave tregoi interes edhe per besimtaret pagane te cileve iu dha liri adhurimi duke i perjashtuar ata ne disa raste dhe nga betejat per te cilen Senati i Romes i dha atij titullin e larte Restaurues i Kulteve.

Trajan Deci besonte ne mbijetimin Roma Aeterna qe kishte qene frymezim edhe per perandoret e meparshem dhe qe nenkuptonte idealin per nje perandori te pathyeshme dhe te perjetshme. Nga ana tjeter ai kundershtoi politiken toleruese qe kishte ndjekur Filipi dhe perndoqi disa drejtues te kishave per qendrimet e tyre te ashpra qe nuk perputheshin plotesisht me ecurine dhe strategjine e vete perandorise. Pas ekzekutimit te Papa Fabianit thuhet se ai pati thene Do ishte me mire nje armik ne fron sesa nje prift ne Rome. Por nje numer i madh burrash e grash te krishtera refuzuan me bindje te plote qe te benin kompromise me parimet e tyre fetare dhe per kete arsye disa syresh u ndeshkuan me denime e deri me vdekje. Do te kalonte nje periudhe kohe prej me se nje gjysme shekulli derisa nje tjeter personalitet i famshem nga Iliria perandori Konstandini i Madh do te behej jo vetem perkrahes i fuqishem i krishterimit por do te pagezohej dhe vete si nje i krishtere i devotshem. Ishte ky personalitet tejpames i lindur ne Naissus Nish te Dardanise qe per here te pare ne historine boterore vendosi me ligj qe dita e diel te behet dite pushimi dhe te respektohej si nje dite ku njerezit te gjenin prehje dhe ti luteshin Zotit.

Nderkaq per perandorin Trajan Deci gjendja u perkeqesua serish pasi gotet nen udheheqjen e monarkut te tyre te guximshem Kniva kishin kaluar Danubin ndonese bente shume ftohte dhe lumi qe mbuluar me akull. Gotet mesyne ne dy grupe te medha njeri marshoi deri ne Trake ku rrethoi gjeneralin Jul Prisku ne Filipopolis dhe grupi tjeter i kryesuar nga vete Kniva u drejtua per ne perendim kunder Naveve. Pas disa luftimesh te ashpra Trebo-nian Gali prefekti i Moezise se Siperme dhe te Ulet e detyroi ate te terhiqej. Atehere Kniva u sul kunder territoreve te brendshme rrethoi Nikopolosin dhe Istrumin ne Ilirine Veriperendimore ku shume njerez kishin shkuar per tu mbrojtur. Trajan Deci mendoi se tashme kishte ardhur koha per nje ekspedite te madhe perandorake te drejtuar nga vete ai ne menyre qe pushtuesit barbare te largoheshin nga territoret romake. Se pari ai beri disa organizime ne Rome ku nje senatori i quajtur Publius Lusinius Valerianus perandor i ardhshem iu dha nje post i larte per te kontrolluar administraten qendrore. Gjithashtu Deci tregoi hapur shqetesimin e tij per dinastine perandorake dhe per ecurine e saj. Ndaj gruaja e tij Herenia Etruskila u ngrit ne rangun e larte Augusta ndersa ne fillim te veres te vitit 250 djali i madh i tyre Heren Etrusku u shpall Cezar si ndihmesperandor dhe Princ i te Rinjve.

Megjithese ende adoleshent Hereni u dergua me ushtri ne Moezi dhe Dardani. Pak kohe me pas vete Deci u nis ne te njejtin drejtim dhe arriti te clironte Istrumin dhe Nikopolin te pushtuar nga barbaret gote nga ku Kniva u terhoq me turp pasi deshtoi plotesisht ne luftime me ushtrine perandorake e cila perbehej kryesisht nga trupa te zgjedhura nga hapesirat e gjera te Ilirise. Pas kesaj perandori cliroi Dacine nga Karpet dhe per meritat e tij u nderua me titullin Dacis Maximus.

Duke mos qene ne gjendje te prapesonte gotet nga Traka Deci dhe ajo qe i kishte mbetur nga ushtria e tij u kthyen per ne Oeskus ku trupat e Trebonian Galit kishin vendosur pushtetin. Te dyja ushtrite ndersa po ktheheshin ne vendin e tyre zune pozicione prane lumit Danub me synimin qe te zinin ne kurth pushtuesit barbare. Nje vit me pas Deci dhe i biri Hereni festuan fitoret e arritura mbi fiset gjermanike duke prere monedha qe hyjnizonin perandorin ndersa Herenit djaloshar me kete rast iu dha titulli me i larte August dhe u be bashkesundimtar me te atin. Po keshtu edhe djali me i vogel i perandorit Hostiliani mori nje titull te larte dhe u shpall Cezar.

Por per perandorin Deci dhe ne teresi per vete Perandorine Romake nuk kishte qetesi. Beteja fatale erdhi kur Kniva gjate udhetimit te kthimit arriti Abritin ne Skithine e Vogel. Atje ne korrik te vitit 251 gotet pushtues u perballen me ushtrine kryesore te Decit i cili arriti te shkaterroje dy nga divizionet e armikut por me pas ra ne kurth dhe gjate luftimeve mbeti i vrare i biri i tij Hereni e me pas po ne keto luftime te ashpra humbi jeten dhe vete perandori Trajan Deci ndersa ushtria e tij thuajse u shkaterrua. Historianet admirues te Decit per humbjen ne kete lufte nuk e fajesojne ate por prefektin tradhtar dhe bashkepunetorin e tij Trebonian Galin ndersa vdekjen e Decit dhe te te birit Herenit historianet e vleresojne si nje akt heroik sepse ata u sakrifikuan per hir te mbrojtjes se Perandorise Romake dhe te popullsive te shumta qe perfshinte kjo perandori. Ishte ky interpretim ngushellues per humbjen e madhe qe frymezoi historianin e njohur Eduard Giboni qe te shkruante per Decin dhe te birin duke u shprehur se ....ne jete e ne vdekje ata dhane nje shembull te larte besnikerie.

Perandori Trajan Deci njihet nga historia jo vetem si nje drejtues ushtarak dhe shtetar i zoti por dhe si nje organizator pasionant ne punet ndertimtare te Perandorise Romake ndonese ne krye te saj ai qendroi vetem dy vite si perandor dhe disa vite si cezar. Keshtu ne vitin 250 u ndertuan banjat e famshme ne Aventine te Romes si dhe u riperterine mjaft godina madheshtore ne brendesi te Romes duke perfshire edhe Amfiteatrin e madh te Koloseut. Jashte kryeqytetit ne hapesirat e pafundme ne te tri kontinentet ku shtrihej perandoria rendesi iu kushtua punimeve botore si dhe ndertimit te rrugeve shenimit te tyre me gure miljetregues urave qendrave publike dhe objekteve te ndryshme. Gjurmet e veprave ndertimore te ngritura gjate asaj periudhe gjenden a mund te gjenden edhe ne ditet e sotme vecanerisht ne krahinat e Ilirise si ne Panoni Dalmaci Dardani Paioni dhe gjetke.

Ne perfundim te ketij shkrimi per Trajan Decin mund te thuhet se ai ishte jo vetem nje nga perandoret me me emer te Perandorise Romake por dhe nje nga figurat me te shquara e me te medha qe ka nxjerre Iliria e lashte dhe qe e meriton te vleresohet sadopak dhe te zere vendin qe i takon ne historine mijeravjecare te themelimit te kombit shqiptar.

PASHO BAKU
Studiues dhe botues
Tirane 29 shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›