Fundjava e demshme per adoleshentet sedentare
Adoleshentet e sotem po behen gjithmone e me shume sedentare por pikerisht ne fundjave dembelizmi arrin kulmin. Nje studim europian i publikuar ne revisten Preventive Medicine tregon se ne pergjithesi nje e treta e adoleshenteve shohin te pakten dy ore televizor ne dite ndersa ne fundjave ky orar trefishohet. Jeta sedentare nuk ndihmon per nje shendet te mire tregon nje tjeter studim i koheve te fundit i publikuar ne revisten Medicine and Science in Sports and Exercise nga i cili del se ekziston nje lidhje shume e ngushte mes oreve te kaluara para ekranit dhe shendetit kardiometabolik.
Adoleshentet sedentareTe dhenat e reja jane mbledhur ne studimin me te madh europian te quajtur Helena. Autoret te udhehequr nga Juan P. Rey-Loacutepez i Universitetit te Saragozes analizuan me kujdes sjelljet sedentare ne me shume se 3200 adoleshente ne dhjete qytete europiane mes te cilave Athina Roma Stokholmi Vjena dhe Saragoza. Te rinjve iu kerkua qe te tregonin kohen qe shpenzonin cdo dite para televizorit me videolojerat gjate navigimit ne internet pervec asaj qe kalonin duke bere detyrat. Por jo vetem kaq. Ekspertet vleresuan edhe disponueshmerine per kompjuteret televizorin apo videolojerat ne dhomat e gjumit dhe shtepine e te rinjve. Nga ky studim doli se ne fundjave te rinjte i perkushtohen sjelljeve sedentare dhe pasja e televizionit ne dhome me siguri qe nuk te ndihmon. Te dhenat tona mbeshtesin rekomandimet e bera nga Shoqata e Pediaterve Amerikane per te mos e vendosur televizorin ne dhomen e gjumit te nje adoleshenti. Mungesa ne dhome e televizorit mund te shkurtoje kohen qe ai harxhon per te pare programe televizive. Prania e videolojerave apo televizorit trefishon rrezikun per te mos kaluar me shume se dy ore ne dite perpara ekranit. Ne menyre te habitshme prania e nje kompjuteri ne dhomen e femijeve favorizon reduktimin dhe mundesise per te pare shume televizor thote Rey-Lopez.
Meshkujt dhe femratKerkuesit kane evidentuar edhe diferencen ne aktivitetet sedentare qe pelqejne me shume meshkujt apo femrat studimi dhe navigimi ne internet rezultuan mjeti i papelqyer nga femrat per te kaluar kohen ndersa djemte preferojne me shume lojerat elektronike.
RreziqetTashme eshte me se e qarte se nje stil jetese sedentar nuk i ben mire shendetit dhe studimi i publikuar ne revisten Medicine and Science in Sports and Exercise nxjerr ne drite te tjera fakte duke treguar per nje lidhje te forte mes oreve te kaluara duke pare televizior dhe shendetit kardiometabolik.
Ne kerkim u moren ne konsiderate persona mbi 25 vjec dhe u monitoruan per pese vjet. Te dhenat e grumbulluara tregojne se te gjithe ata qe ne kete hark kohor kishin rritur numrin e oreve te kaluara perpara televizorit kishin filluar te prekeshin nga nje sere patologjish si presioni diastolik dhe tregues te tjere te te shendetit kardiometabolik. Gjate kesaj kohe shkencetaret vune re se presioni i gjakut ishte rritur shume dhe se ekzistonte nje lidhje e forte dhe e ndjeshme mes tij dhe qendrimit para ekranit. Femijet qe shihnin cdo dite nga 90 deri ne 330 minuta televizor kishin nje presion gjaku te tipit sistolik dhe se krahasuar me presionin e gjakut kur femija bente nje tjeter veprim sedentar lexim kompjuter ai ishte shume me i ndryshem. Sipas kerkuesve behet fjale per nje alarm te vertete. Kjo pasi femijet e nje moshe te caktuar kryesisht deri ne pubertet kalojne nje kohe te gjate para ekranit te televizorit dhe pasojat e nje qendrimi te tille sedentar dhe te gjate do te shfaqen me vone ne jeten e tyre. Sipas statistikave pjesa me e madhe e femijeve nga mosha 4 deri ne moshen 12-vjecare kalojne mbi tri ore ne dite para ekranit te televizorit dhe ky numer shtohet gjate stines se dimrit kur shpesh televizori eshte e vetmja mundesi qe kemi per tu argetuar. Prinderit duhet qe tu gjejne femijeve menyra te tjera per te kaluar kohen qofte edhe duke i izoluar nga ekrani i televizorit pasi kjo u rrezikon seriozisht shendetin. Nje nga mjeket e grupit te studimit beri te ditur se koha e pershtatshme dhe e lejueshme e qendrimit para ekranit eshte jo me shume se dy ore ne dite dhe kjo me pauza njeoreshe. Vetem ne kete kohezgjatje ekrani i televizorit nuk do te shnderrohet ne nje ekran vrases por do te jete nje mjet zbavites e edukues. Nese femijet do te abuzojne me te si cdo gje tjeter me te cilen kalohet masa edhe ai do te jete joproduktiv.
Mesazhi eshte i qarte nuk duhet te abuzojme me televizorin dhe lojerat elektronike nese duam nje shendet te mire. Eumlshte thelbesore tu mesosh te rinjve te merren me me shume aktivitet sepse kjo eshte per te miren e tyre.