E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes nga ilacet vdekjeprurese

Dikur ilacet e falsifikuara ishin problem i vendeve ne zhvillim. Tani kercenojne edhe vendet e pasura qe po i kerkojne ndihme teknologjise per te ndalur tregtimin e tyre

Trafikantet e droges ndeshkohen gjithmone rende pavaresisht se nga vijne dhe ku jetojne. Perkundrazi ata qe tregtojne ilacet e falsifikuara ia hedhin shume lehte. Megjithate shpresa eshte se gjerat mund te ndryshojne sektori farmaceutik ka bindur qeverite e shume vendeve te hartoje ligjet kunder trafikut te ilaceve false dhe te rrisin kontrollet. Sepse ilacet e falsifikuara mund te marrin jeten. Shume jane te nje cilesie te keqe dhe permbajne nje doze te gabuar perberesish. Ne vendet ne zhvillim prej kohesh ky fakt perben nje shqetesim te madh. Sipas disa studimeve te bera ne Afrike dhe Azine Juglindore mendohet se jane false 15 deri ne 30 per qind e produkteve farmaceutike kunder infeksioneve te ndryshme. Po ashtu sipas llogarive te Kombeve te Bashkuara eshte e falsifikuar rreth gjysma e produkteve kunder malaries qe shiten ne Afrike per nje cmim prej 438 milione dollaresh ne vit. Roger Bate i American Enterprise Institute ne Uashington tregon se keto vleresime duhen analizuar me kujdes. Sipas tij ka shume mundesi qe ne vendet ku qarkullojne me teper ilace te falsifikuara nuk ka ligje te rrepta dhe te dhenat zyrtare mbi sasine false te ketyre produkteve mund te mos pasqyroje realitetin. Por ne cdo rast Bate eshte i bindur se ilacet false vrasin te pakten 100 mije persona ne vit sidomos ne vendet e varfra. Tani frika eshte se keto ilace po qarkullojne lirisht edhe ne boten e industrializuar. Viagra per shembull eshte ende produkti me i imituar i Pfizer tregon John Clarc pergjegjesi boteror per sigurine i shtepise farmaceutike amerikane. Megjithate ne firmat qe merren me shperndarjen ne te pakten 44 vende jane gjetur shume ilace false. Me pare qarkullonin vetem ne vendet e varfra vazhdon Clarc por tani gjenden edhe ne vende te medha dhe te fuqishme si Kanadaja dhe Britania e Madhe. Per me teper mashtruesit po i permiresojne gjithmone e me shume teknikat e tyre. Ata jane ne gjendje te falsifikojne shenjat ne paketim qe duhet te tregojne per auticintetin e ilaceve.

Nje treg miliarder

Sipas nje sondazhi te kryer ne 14 vende europiane dhe te financuar nga Pfizer thuajse nje e pesta e te intervistuarve ka arritur te siguroje ilace nepermjet rrugeve te paligjshme. Behet fjale per nje treg te zi qe vlen miliarda dollare. Sipas Terry Hisey anetar i shoqerise qe merret me kompanine e konsulences Deloitte vlera e tregut global te ilaceve te falsifikuara mund te shkoje nga 75 deri ne 200 miliarde ne vit. Keto shifra thote ai kontribuojne ne shpjegimin e shumefishimit te teknologjive dhe te ndermarrjeve qe ofrojne te ndihmojne sektorin farmaceutik. Ne korrik Oracle kolosi amerikan i softuereve peruroi Pedigree nje program qe lejon te ndjekesh dhe te shkosh ne gjurmet e ilaceve nga fabrika tek konsumatoret. IBM ka nje oferte analoge plus njeren qe perdor cip identifikimi per te gjetur paketimin. Edhe kompania 3M dhe shtepia farmaceutike amerikane Abbott laboraories po perpiqen te hedhin ne treg produkte te ngjashme. Nje departament i kolosit farmaceutik Johnson amp Johnson ka vendosur ne faqen e tij te internetit nje program per te ndihmuar funksionaret e doganave te verifikojne me shpejtesi nese ilacet jane te vertete apo false. Per vendet e varfra keto teknologji jane shume te kushtueshme. Por nje kompani dogane ka ideuar nje tjeter menyre duke perdorur celularet shtepite farmaceutike vendosin nje kod special ne ambalazhin qe duke e derguar permes nje SMS falas i verteton menjehere te dhenat per ilacin. Thomas Kubic i Pharmaceuical Security Institute mendon se nuk do te jete e lehte te ndalosh kete trafik. Mashtruesit do mundohen gjithmone te gjejne menyra te ndryshme per te shpetuar. Por nese falsifikimi i ilaceve mund te behet i veshtire dhe i kushtueshem mashtruesit mund ti hedhin syte nga cantat Guci. Edhe ky eshte krim por te pakten nuk do te vriste njeri.

Efektet anesore

Nje sere studimesh tregojne se reaksionet e nxitura nga ilacet shkaktojne ne 5-7 te rasteve te te semureve te cilet duhet te shtrohen menjehere ne spital. Kjo perqindje rritet ne baze te moshes dhe ilaceve te marra. Megjithate ky nuk eshte thelbi i problemit. Para disa vitesh nje studim i publikuar ne nje reviste shkencore ka llogaritur se cdo vit ne spitalet angleze efektet anesore te ilaceve shkaktonin 250 mije te semure duke u kushtuar spitaleve kombetare nje pagese prej 466 milione sterlinash. Por perse i kushtohet kaq pak rendesi nje problemi shume te perhapur Shkaqet jane me shume se nje. Problemi kryesor vjen si pasoje e nje studimi jo te rregullt e te mjaftueshem ne universitet thote nje kompani ilacesh. Nder te tjera informacioni i kesaj industrie ka prirje te nenvleftesoje problemet e pavaresisht efekteve mbi popullaten dhe kostove nuk eshte raportuar si problem i shendetit publik. Ne fund diagnoza eshte e veshtire. Veshtiresia per te diagnostikuar nje semundje po rritet gjithnje e me shume. Nje studim i publikuar ne Archives of Internal Medicine nga studiuesit e Pensilvanise dhe Karolines se Veriut tregoi se ne shtate vjet nga 1998-2005 efektet anesore te ilaceve jane rritur ne 26 here nderkohe qe pasojat fatale jane trefishuar. Efektet e renda anesore rriten me nje shpejtesi kater here me te madhe se rritja e precizonit farmaceutik. Gjithashtu ilacet me moderne jane absolutisht me te rrezikshme ne shtate vjet efektet e renda anesore te 13 ilaceve bioteknologjike jane rritur 158 here shprehet nje studiues nga Karolina e Veriut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›