E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chicago e pandalshme

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 12:26

Derrick Rose shënoi 21 pikë, derisa Chicago Bulls mposhtën New Jerseyn 84-73 për herë të tetë me radhë. Bulls kaluan para Bostonit me rekordin më të mirë në Konferencën Lindore.

Chicago ishte më e mirë se Nets në secilin çerek. New Jersey pësoi humbjen e gjashtë me radhë, seria më e gjatë negative e tyre këtë sezon. Brook Lopez udhëhoqi Nets me 22 pikë. Në ndeshjet tjera, New York Knicks mposhti Memphis Grizzlies 120-99.

Toney Douglas ishte realizuesi më i mirë te Knicks me 29 pikë, ndërsa Carmelo Anthony shtoi 28 dhe Amare Stoudemire 16. Portland Trail Blazers fitoi përballë Cleveland Cavaliers 11-70.

New Jersey Nets-Chicago Bulls 73-84
New Jersey: Lopez 22
Chicago: Rose 21

New York-Memphis Grizzlies 120-99
New York: Douglas 29
Memphis: Conley 16

Portland Blazers-Cleveland Cavaliers 111-70
Portland: Aldridge 20
Cleveland: Sessions 14

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›