E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bin Hamman sfidon Blatterin

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 12:28

Presidenti i Konfederatës së Azisë (AFC) në futboll, Mohamed bin Hammam, ka konfirmuar se do të sfidojë Sepp Blatterin për presidencën e FIFA-s.

61 vjeçari nga Katari kaloi dy muajt e fundit duke llogaritur përkrahjen e mundshme nga 208 asociacionet kombëtare që përbëjnë FIFA-n, derisa ai synon të përfundojë udhëheqjen 13 vjeçare të Blatterit.

“Sot, pas analizës së kujdesshme, këshillave dhe konsiderimit, i armatosur me dashuri dhe pasion për futbollin dhe duke besuar se futbolli është garë e lojës fer, kam vendosur të kandidoj për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në FIFA, të caktuara më 1 qershor 2011”, tha Bin Hammam.

“Jam i lumtur që Komiteti Ekzekutiv i AFC më ka përkrahur në kandidaturën time dhe i ftoj të gjithë anëtarët e asociacioneve, komunitetin e futbollit dhe mediet të jenë pjesë e ndryshimeve të nevojshme në FIAF”, shtoi ai. Bim Hammam po ashtu propozoi formimin e një bordi të FIFA-s për të zëvendësuar aktualisht Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s dhe të shtojë numrin e ulëseve për të gjitha konfederatat. “Propozoj që UEFA të merr katër ulëse të tjera, CAF katër ulëse shtesë, Azia katër, CONCACAF tri, CONMEBOL edhe një më tepër sikurse OFC”, u shpreh ai.

Zgjedhjet do të zhvillohen në Zurich më 1 qershor dhe Bin Hammam do të udhëtojë rreth botës mes kësaj kohe në kërkim të përkrahjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›