Fundi është afër

Vështirë të mendohet një Milan pa Alessandro Nestan. Por, tifozët e Milanit duhet të mendojnë rreth kësaj.
Qendërmbrojtësi italian sot mbush 35 vjet dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e pensionimit në fund të këtij sezoni.
“Karriera ime? Jemi gati në fund. Nuk dua të zvarritem në fushë, andaj do të vlerësoj gjendjen fizike. Do të mbërrijmë në fund të sezonit e pastaj do të marr vendim. Nga futbolli kam fituar shumë, duke fituar tituj që të tjerët i ëndërrojnë dhe kjo më bën t’i kaloj muajt e fundit të kontratës me qetësi. Bilanci i karrierës time është shumë pozitiv. Të shohim se çka ndodh në muajt e ardhshëm”, tha Nesta për sportmediaset.
Ish kapiteni i Lazios foli edhe për Interin: “Fakti se është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk ndryshon asgjë. Kualifikimi do t’i jep entuziazëm, por paraqitja në Evropë i merr diçka”, përfundoi Nesta.
Milan u eliminua në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 1-0 nga Tottenham, por mbeti në garë për Scudetto, dhe në Serie A është lider me pesë pikë epërsi ndaj Interit si dhe ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.