E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chiellini i kënaqur me pikën e fituar

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është shprehur i kënaqur me barazimi prej 1-1 ndaj Romës në Olimpico.

Roma kaloi e para në epërsi me anë të Daniele De Rossit, ndërsa ishte pikërisht Chiellini ai që e barazoi rezultatin për Juven.

Lojtari italian ka thënë për Sky Sport Italia se në këtë ndeshje bardhezinjtë treguan se janë të aftë të rikthehen edhe pas disavantazhit.

Për më shumë, ai është shprehur i lumtur që Juve është kthyer në krye të tabelës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›