E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City nuk është Barcelonë

Mesfushori i Chelseas, Juan Mata ka insistuar se Manchester City është larg nga niveli i Barcelonës.

Lideri i Premierligës, City ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni me paraqitjet e tij në ligë dhe si rezultat ka marr lëvdata të shumta por Mata insiston se skuadra nga Easltnads nuk mund të krahasohet me kampionin aktual të Evropës dhe Spanjës, Barcelonën.

“Ekipet tjera e kanë shumë të vështirë të jenë si Barcelona. Ata janë së bashku për tri ose katër vite. Ndërsa, City luan po ashtu shumë mirë por Barcelona ka disa prej futbollistëve më të mirë në botë” tha Mata për Daily Mirror. Chelsea pret Manchester Cityn sonte në Stamford Bridge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›