Seria A ndeshja klasike Roma-Juventus

Kur trajneri i sotëm juventin, Antonio Konte ishte ende lojtar dhe luante sezonin e tij të fundit, Roma arrinte fitoren e mbrame ndaj “Zonjës së Vjetër”. Ishte një 4-0 në “Olimpiko”, një festë futbolli për Qytetin e Përjetshëm, por jo një gëzim që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Juventus zbres sërish në Romë, përballë verdhekuqve, duke e ditur se ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e luajtura në këtë stadium që nga ai i 8 shkurtit i vitit 2004. Jo vetëm kaq, por duke mos humbur asnjë ndeshje në 7 vjet dhe me një golaverazh prej 18 golash të shënuar e vetëm 6 të pësuar. Një bilanc që nuk mund të ëndërronte ta kishte as në Torino, madje realisht nuk e ka.
Juventus do të vazhdojë edhe sonte në orën 20:45 garën në distancë me Milanin, apo ndoshta edhe me Udinezen, për titullin në Serinë A, një titull që githashtu ka kohë pa e fituar, që në vitin 2003, pasi skudetot e 2005-ës dhe 2006-ës i janë shkulur nga fanela.
Për vendasit kthehet kapiten Toti, i cili duhet të jetë në fushë në krah të Osvaldos. Në dyshim Lamela, jo në formën më të mirë. Nuk pritet në fushë Pizarro, por i riu Viviani bashkë me boshnjakun Pjaniç.
Konte nuk ka dyshime të shumta, në radhë të parë Vuçiniç mund të mungojë, por do të kthehet Pirlo. Për formacionin, ka duel mes Estigarribias dhe Xhakerinit, gjë për të cilën trajneri do të vendoë në momentin e fundit.
Roma, ndonëse nuk luan për titull, ka se për çfarë të luftojë. Trajneri Luis Enrike duhet të shpëtojë stolin, ndërsa bardhekuqtë duhet të ngjiten për të qenë të paktën në kupat e Europës.