E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja shqiptare duhet te prese ende per emrin e trajnerit te ri

Nuk pritet që lajmi i madh të jepet sot, ndonëse kështu u përfol dhe u prit. Kombëtarja shqiptare do ta ketë stolin bosh edhe për pak, ndërsa këto shtyrje të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) tashmë janë bërë të zakonshme.
Nga Italia erdhi fillimisht një lajm që shqetësoi, pasi Bresha kërkon si trajner pikërisht Xhani De Biazin, njeriun që është piketuar si favoriti për të qenë pasardhësi i Josip Kuzhes.
Veçse, pikërisht sot, Bresha mori trajner Alesandro Kalorin, pasi u shkarkua trajneri Xhuzepe Shenca.
Së fundi, në Itali janë të sigurt se Xhani De Biazi do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë dhe këtë e shkruan me siguri të plotë media e rëndësishme italiane “tgcom”, që shton se zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejt.
Megjithatë, Shqipëria duhet të presë, nuk dihet edhe për sa ditë, ndoshta edhe deri në janar, ndërsa objektivi i presidentit Armand Duka mbetet i kthyer në perëndim, nga Italia. Me De Biazin duket se po përfundohet gjithçka, por përderisa firma nuk është hedhur, asgjë nuk mund të thuhet se është e sigurt. Bashkë me De Biazin, në listat e preferencave janë edhe Benito Karbone e Mario Bereta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›