Chievo pas Bakajt

Skuadra nga Serie A, Chievo ka shprehur interesim për mesfushorin e Kombëtares ë Shqipërisë, Elis Bakajn. Lajmi është bërë i ditur nga ueb faqja italiane www.tuttomercatoweb.com.
Sipas kësaj ueb-faqeje, drejtuesit e klubit veronez, kanë parë disa ndeshje të anëtarit të Dinamos nga Tirana në DVD. Për Bakajn, kanë shfaqur interes edhe klubi gjerman Borussia Dortmund dhe ai nga Azerbajxhani e Inter Baku.
Bakaj, futbollisti më i mirë i kampionatit shqiptar për vitin 2009, aktualisht ndodhet në grumbullim me Dinamon në Antalia.