E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi testohet në Suedi

Sulmuesi i klubit finlandez IFK Mariehamn, Arsim Gashi, do të provohet te dy klube nga liga e dytë suedeze (Superettan). Kosovari, fillimisht do të provohet te Angelholms FF, e më pas edhe te skuadra Vasby United.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi nga elita e futbollit finlandez, e cila me Gashin ka kontratë edhe për një sezon.

“Gjithçka është me marrëveshje të mirë", ka thëne drejtori i klubit IFK, Peter Mattsson, për uebfaqen zyrtare të klubit (www.ifkmariehamn.com).

Që nga transferimi në IFK Mariehamn, vitin e kalaur, Gashi ka zhvilluar 23 ndeshje me IFK, ndërsa ka realizuar vetëm një gol.

Futbolli suedez nuk është i panjohur për Gashin, pasi ai në të kaluarën ka luajtur për Vasterviks, Atvidabergs, Stockholm dhe Motala.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›