Christina Aguilera blen vilë 10 milion dollarë
TIRANE-Christina Aguilera ka bërë blerjen e saj të fundit, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo nuk ka shpenzuar pak por 10 milionë dollarë duke blerë kështu një vilë luksoze në Los Anxhelos.
Vila e re e këngëtares 32 vjeçare është 11 mijë metra katrorë dhe përbëhet nga gjashtë dhoma gjumi, një librari, pishina dhe shumë dhoma të tjera luksoze.
Pranë shtëpisë së saj jeton edhe aktori Charlie Shean, i cili njihet për festat e zhurmshme që organizon në vilën e tij deri në orët e para të mëngjesit. Megjithatë, duke qenë shumë pranë tij, nuk i dihet nëse kjo do të shndërrohet në një problem për Christinën duke marrë parasysh dhe faktin që ka edhe fëmijë.
(d.b/J.Knezi/BalkanWeb)