Plagosi me pistoletë një 55-vjeçar, autori: I biri më ngacmonte gruan
TIRANË-Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot paradite në Kodër Kamëz.
Policia bëri të ditur se shtetasi Nezir Buçi, 55 vjeç, ndodhet në Spitalin Ushtarak pasi është plagosur nga shtetasi Idriz Pitarka, 32 vjeç nga Bathorja.
Efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë personin e dyshuar si autor të plagosjes. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua dhe pistoleta, armë me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.
Autori bëri me dije se u konfliktua me armë me te birin e 55-vjeçarit, Adriatik Buzin sepse ky i fundit i ngacmonte të shoqen.
Pas krimit, policia bëri me dije se shënjestra ishte Adriatik Buci, djali i Nezir Bucit. Pitarka rrëfeu në polici se Adriatiku i ngacmonte të shoqen prej kohësh pavarësisht se e kishte paralajmëruar të riun të ndalte ngacmimet.
“E kreva krimin në çaste të rënda, nuk rezistova më dhe qëllova me pistoletë pasi ai nuk hiqte dorë. Plumbat ishin për Adriatikun, jo për Nezirin. Babi mbrojti të birin”, tha Idriz Pitarka në polici.
Ndërkaq policia po punon për të zbardhur nëse mes gruas të Pitarkës dhe Adriatik Bucit ka pasur një marrëdhënie intime.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Plagosi me pistoletë një 55-vjeçar, autori: I biri më ngacmonte gruan