E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërhiqet uji në Shkodër, dalin bagëtitë e ngordhura

SHKODER - Dhjetëra bagëti të ngordhura kanë dalë në sipërfaqe pas tërheqjes së ujit në zonat e përmbytura në Shkodër, duke dhënë kështu alarmin për ndonjë epidemi të mundshme.

Paraditja e së hënës, ka shënuar nga njëra anë uljen e sipërfaqeve nën ujë, dhe nga ana tjetër ka nxjerrë në pah dëmin e shkaktuar në gjënë e gjallë. Banorët shprehen të revoltuar, pasi askush nuk ka ardhur t'i largojë këto kafshë të ngordhura edhe pse kanë dalë në sipërfaqe prej dy ditësh.

"Neve po na rrezikohet jeta e fëmijëve dhe e familjeve tona, dhe ata që marrin rrogën për këtë punë heshtin", shprehen banorët. Nga ana tjetër, Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit pohon se nuk bëhet fjalë për indiferentizëm, pasi grupet e punës janë në terren.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›