Irak 14 bomba perpara shtepive te te krishtereve

14 bomba janë vendosur përpara shtëpive të të krishterëve në Bagdad, nga këto 10 janë hedhur në erë duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 16 të tjerëve.
Lajmin e ka bërë të ditur një funksionar i Ministrisë së Brendshme irakiane.
Për momentin, vala e re e sulmeve kundër të krishterëve nuk është marrë përsipër, por dyshohet të ketë dorë divizioni irakian i Al Kaedës.
Gjatë muajve të fundit kjo organizatë ka marrë nën shenjestër disa herë këtë komunitet.