E Shtunë, 31 Tetor 2026

B. i Fildishte prane luftes civile

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun paralajmëroi mbështetësit e presidentit në detyrë, Laurent Gbagbo se një sulm ndaj Alasane Outara, i njohur nga OKB si fituesi i zgjedhjeve të shkuara, mund të shkaktojë një luftë civile në Bregun e Fildishtë.

Apeli i Ban Ki Mun ka ardhur pas deklaratave të një ministri të presidentit që refuzon largimin, Gbagbo, i cili u bëri thirrje mbështetësve të tij të shtunën që të sulmojnë zyrat e Alasane Ouatara.

Situata në Bregun e Fildishtë mbetet e tensionuar, tekas ndërkombëtarët i bëjnë thirrje Gbabgos të lërë pushtetin e të njohë si president rivaline tij politik, Ouatara, thirrje këto të cilat sipas Gbagbos mund të cojnë vendin drejt një lufte civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›