Chrysler zgjedh Vildanen

Vildane Zeneli, përkundër angazhimit të saj në muzikë, vazhdon me sukses edhe karrierën e fotomodeles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pasi është shfaqur në reklama të shumë kompanive të njohura në botë, Vicky këtë herë vjen në një reklamë për kompaninë e njohur të automobilëve, Chrysler.
Reklama e re për Chrysler Jeep do të shfaqet nesër, më 22 nëntor, për Ditën e Falënderimeve.
Sipas Vildanes, kjo dallon shumë nga reklamat e saj të mëhershme, ndërsa e vlerëson si shumë të këndshme për tu parë.
Ndryshe, Zeneli ka regjistruar disa këngë në studiot e Dr.Dre-së dhe në studio muzikore suedeze, që do të përfshihen në albumin e saj të parë. Debutimin në skenën muzikore amerikane, Vildanja do ta bëjë me një singël, videoklipin e së cilit ajo ka filluar ta realizojë. /Indeksonline/