E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gëzohet Rihanna

Rihanna duhet ta ketë parashikuar se turneu i saj "777" do të zhvillohej më mirë, pasi në të vërtetë, ajo është përballur me shumë vështirësi. 

Gjatë javës këngëtarja është përpjekur të ruaj zërin, pasi kishte dhimbje të fytit. Për t'i bërë gjërat më të vështira, ajo kishte me vete rreth 150 gazetarë e fansa, të cilët janë ankuar për mungesë të ushqimit dhe kujdesit të këngëtares.
Kësaj liste problemesh i shtohet edhe fakti se turneu ka arritur shumën e gjobave 200.000 $, pasi Rihanna vazhdimisht është paraqitur me vonesë në skenë.

Por të paktën, fansat nuk janë zhgënjyer, pasi Riri u ka dhuruar shfaqje energjike, pavarësisht sëmundjes së saj.   Prandaj, në natën e fundit të turneut, ajo kishte shumë arsye për të buzëqeshur, pasi përfundoi një javë sfiduese. Këngëtarja 24 vjeçare shfaqi lumturinë, duke pozuar disa minuta para kamerave.    Krahas saj, ishte edhe reperi Jay Z , i cili i qëndroi pranë, duke e përkrahur, bashkë me ekipin përjcellës. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›