Mihrije Braha festoi ditëlindjen e 25

Këngëtarja Mihrjie Braha pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 45.
Se ajo e dashuron rininë kjo tashmë është e qartë dhe është vërtetuar edhe përmes paraqitjes së saj në vitet e fundit ku përveq atyre që e dinë se ajo ka vite në skenë, të tjerët vështirë do të mund ta gjenin se asaj i ka dalë numri 4 përpara në moshën e saj.
Edhe në postimin e saj me rastin e ditëlindjes ajo ka thënë se po feston ditëlindjen e saj të 25.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar edhe disa foto ku shihet në xhirime për ndonjë klip i cili do t’iu paraprijë programeve të vitit të ri. /Indeksonline