E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina Zeqiri sërish prek pjesët intime

Që Dafina Zeqiri vazhdimisht inspirohet apo thënë më mirë e kopjon këngëtaren, Rihanna, këtë gjë e kemi kuptuar shumë kohë më parë .

Kujtojmë momentin kur Rihanna, për herë të parë , teksa po performonte në skenë hitin, “Rude Boy” filloi ti prekte pjesët intimtime dhe këtë gjest së fundmi po e praktikon edhe Daffy.

Mbrëmë,  ajo ka publikuar edhe një fotografi ku shihet duke përsëritur këte gjest.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të saj në New York, Dafina Zeiqiri ka realizuar një sërë fotografishë me fotografin shqiptar, Fadil Berisha, ndër do përmendim imazhet e shumëpërfolura me modelen shqiptare, Emina Cunmulaj.

Por, ndër fotografitë më domethënëse që i ka reazliar janë ato që Daffy i ka publikuar këto ditë ku shihet e tëra kuq e zi, me flamurin kombëtar të vizatuar në trupin e saj.

Në fakt, këto fotografi të këngëtares, përveq që janë dedikim për 100 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë, ato janë përdorur për numrin më të ri të revistës, “Anabel”.

Daffy shpeshherë i ka shprehur ndjenjat e saj patriotike në forma të ndryshme. Gjatë kohë sa qëndroi në Amerikë, ajo bëri tatuazh shqiponjën në trupin e saj ndërkaq tani, ajo vjen me këto fotografi kushtuar festës së madhe të 100 vjetori të pavarësise së Shqipërisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›