E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarëve më së shumti u intereson gjatësia e Elvana Gjatës

“Google”, motorri më i madh i kërkimit në internet, është shndërruar në një lloj enciklopedie, të cilës i drejtohemi tashmë, jo vetëm për të kërkuar informacione e të dhëna në anglisht, por edhe në shqip.

E madje shqiptarët nuk kërkojnë të shuajnë kuriozitetin vetëm me pyetje që kanë të bëjnë me fenomene, apo personazhe të huaj. Shumë shpesh synohet edhe kërkimi i të dhënave mbi personazhe vendës, veçanërisht përsa i takon cilësive të caktuara të tyre. Për shembull, për gjatësinë, shkruan ikub.al

Mjafton të shkruash në Google pyetjen “Sa e gjatë...” dhe menjëherë, pa e mbaruar mirë, të del automatikisht se cfarë janë më të interesuar të kërkohet në shqip mbi gjatësinë. Pikërisht, aty dallohet qartë se më interes ka për gjatësinë e “VIP”-ave, ndërkohë që "rekordin" e kërkimeve në këtë drejtim e mban këngëtarja Elvana Gjata, një prej artisteve më të suksesshme të viteve të fundit, për të cilën duket se shqiptarët kanë tepër kuriozitet për të mësuar se sa e gjatë është.

Në vendin e dytë është një tjetër emër tepër i lakuar, si Çiljeta, të cilës ndoshta i dihet numri i gjoksit, por gjatësia, jo edhe aq shumë. Ndërsa e treta më e kërkuara për gjatësinë e saj figuron këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri. Aq mbizotëruese janë të ashtuquajturet “VIP”-e në këtë kërkim të veçantë, sa që errësojnë në një farë mënyre futbollin dhe shuarjen e kuriozitetit./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›